-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Humbja e PD, Noka: Kanë blerë 10 mijë euro vota për gjithë fisin

Kryesoret

Flamur Noka teksa po hynte në selinë e Partisë Demokratike ka folur rreth humbjes në këto zgjedhje. Noka deklaroi se Partia Socialiste ka blerë 10 mijë euro vota për gjithë fisin.

“Masakra ka vetëm një emër, masakër. Para, banda, krimi i organizuar, drogë. E gjitha administrata në shërbim të votuesve.

Si shpjegohet që një qeverisje keq e më keq shkon dhe lart e më lart me vota shkon?! Si e shpjegoni ju që rritet vjedhja pa fund, rritet krimi dhe këta shtojnë votat?!

Kanë blerë dhjetëra mijëra karta për të ndenjur qytetarët në shtëpi. Më thoshte një miku im, kryetar i një dege, në Selenicë, po e pyesja për një fshat që unë e di që janë të djathtë. I thashë si shpjegohet. I thirra gjithë ditën në telefon, nuk me erdhën. Kur të nesërmen takova njërin nga anëtarët e fisit. Më tha më erdhën dhe me dhanë 10 mijë euro. Më thanë mos dil në votim. 10 mijë euro për fisin.” tha Noka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit