Policia ka zbuluar një call center në Tiranë, ku kryhej mashtrim kompjuterik, duke vënë në pranga 3 organizatorët dhe 6 punonjës.
Arrestimet përfshijnë A. Sh. (36 vjeç), I. K. (33 vjeç), L. V. (22 vjeç), E. H. (38 vjeç), M. M. (33 vjeç), D. R. (34 vjeç) dhe A. P. (36 vjeç).
Dy të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërsa janë sekuestruar pajisje kompjuterike dhe celularë që shërbenin për mashtrimin.
Hetimet vijojnë për kapjen e dy personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.
/5pyetjet.al