Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Astirit, ku J. Sh., 29 vjeç, ka marrë me forcë një vajzë 29-vjeçare dhe e ka mbajtur peng për disa orë, duke e kanosur.
Policia ka ndërhyrë dhe ka arrestuar J. Sh., gjatë kontrollit të automjetit të tij, ku janë gjetur dhe sekuestruar doza kokaine, të cilat do të përdoren si provë materiale në hetim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/5pyetjet.al