Në Qarkun Dibër, procesi i numërimit të votave për kandidatët preferencialë është drejt përfundimit me 193 nga 222 kutitë e votimit të numëruara deri tani. Deri në këtë fazë, përfaqësimi politik në Kuvend duket i qartë: 3 mandate i shkojnë Partisë Socialiste dhe 2 koalicionit PD-ASHM.
Nga radhët e socialistëve, Blendi Klosi dhe Alma Selmani janë përzgjedhur përmes listës së mbyllur, ndërsa një risi këtë herë është futja e Agron Malajt në Kuvend, i cili përmes listës së hapur ka grumbulluar plot 12,492 vota, një diferencë e dukshme nga kandidatët e tjerë në garë.
Në Dibër, kjo pritet të jetë një ndër rastet ku vota preferenciale luan rol vendimtar në përfaqësimin parlamentar, duke reflektuar më qartë vullnetin individual të zgjedhësve përtej listave të partive.