Kryeministri britanik Keir Starmer, ka arritur për herë të parë në Shqipëri, ku ka vizituar Presidencën.
Kryeministri i Britanisë së Madhe,Keir Starmer po realizon sot vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, duke shënuar një moment historik si kryeministri i parë britanik që viziton vendin në këtë nivel.
Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, pas takimit me presidentin Bajram Begaj, Starmer do të takohet me Kryeministrin Edi Rama, ku të dy liderët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat në orën 12:40.
Kjo vizitë zhvillohet në një periudhë të rëndësishme, pasi Shqipëria po mikprit Samitin e Komunitetit Politik Evropian, që do të mbahet më 16 maj, dhe pritet të sjellë liderët nga Evropa dhe Ballkani Perëndimor në Tiranë.









