-sidi education-spot_img
13.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Numërimi i votave të Diasporës, PS në avantazh

Kryesoret

Numërimi i votave të diasporës ka vijuar, duke publikuar deri tani rezultatet për 121.985 nga 194.889 zarfe të vlefshme, sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Partia Socialiste e Shqipërisë vazhdon të mbajë epërsinë, duke marrë 65.327 vota, që përbëjnë 54.07% të totalit të numëruar, ndërsa koalicioni i Partisë Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka siguruar 34.093 vota, ose 28.22%.

Si forcë e tretë, diaspora ka zgjedhur Koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”, i cili ka grumbulluar 10.078 vota, ose 8.34% të totalit të numëruar deri tani. Numërimi vazhdon dhe priten rezultatet e tjera për të përfunduar procesin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit