-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përditësim mbi bllokimet dhe kufizimet e lëvizjes gjatë Samitit të 16 majit 2025

Kryesoret

Për shkak të aktiviteteve të samitit të 16 majit 2025, do të ketë disa bllokime dhe kufizime të rëndësishme për lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve në zonat e Tiranës, si dhe në rrugët kryesore që çojnë në aeroportin “Nënë Tereza” dhe zonat përreth aktivitetit.

Më datën 16 maj 2025, nga ora 06:00 deri në 18:00, do të bllokohet i gjithë perimetri i sheshit ku zhvillohet samiti, duke përfshirë rrugët: Bulevardi “Zhan d’Ark”, Rruga “Myslym Shyri”, Rruga “Ibrahim Rugova”, dhe Rruga “George W. Bush”.

Bllokimet e akseve rrugore për delegacionet:

Më 15 maj 2025, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes në aksin rrugor që lidh aeroportin “Nënë Tereza” dhe Tiranën nga ora 08:00 deri në 24:00.

Më 16 maj 2025, bllokimi do të vijojë në dy faza: nga 06:30 deri në 11:30 dhe nga 13:00 deri në 18:00, për kalimin e delegacioneve.

Kufizime të pjesëshme të lëvizjes:

Akset që lidhin hotele të ndryshme me zonën e aktivitetit si: Hotel MAK Albania, Hotel Rogner, Hotel Hilton, do të jenë të bllokuara pjesërisht gjatë datave 15-16 maj 2025, për shkak të kalimit të delegacioneve.

Parkimet e ndaluara:

Parkimet publike dhe private në zonat e qarkullimit të lartë, si Sheshi “Skënderbej”, Hotel Plaza, Hotel Tirana, do të jenë të paaksesueshme nga 15 deri më 16 maj 2025.

Mjetet që do të parkojnë në këto zona do të largohen me karrotrec.

Udhëzime për qytetarët:

Qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve duhet të ndjekin udhëzimet e Policisë dhe të përdorin rrugët alternative të propozuara për të shmangur bllokimet, siç janë Unaza Veriore dhe rrugët dytësore të autostradës “Tiranë-Qafë Kashar”.

Kufizime të pjesëshme të lëvizjes në rrugët kryesore:

Do të ketë kufizime të përkohshme të lëvizjes së automjeteve në rrugët që lidhen me hotelet dhe akset kryesore, siç është aksesi nga Rruga e Elbasanit, Rruga “George W. Bush”, dhe Rruga e Dibrës, gjatë orareve të kalimit të delegacioneve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit