-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sherri në qendrën e votimit në Kashar/ Këlliçi: Krim zgjedhor, do e kallëzojmë në SPAK

Kryesoret

Ditën e sotme një incident ka ndodhur në një qendër votimi në zonën e Kashari, ku është ushtruar dhunë ndaj sekretarit të KZAZ-së.

Belind Këlliçi në një deklaratë për mediat ka akuzuar vëzhguesit e maxhorancës si autorë të sherrit. Këlliçi e cilësoi ngjarjen si krim zgjedhor dhe tha se do ta denoncojë në SPAK.

“Sherri u bë nga vëzhguesit e maxhorancës. Personat që kanë dhunuar sekretarin e KZAZ janë larguar. Policia ka ardhur, por deri tani sa dimë nuk kanë bërë asgjë. Sekretari i KZAZ ka shkuar në polici, do denoncojmë në SPAK. Ky është krim zgjedhor, do ta dërgojmë në SPAK. Në dijeninë time, personi nuk ka qenë i paautorizuar. Këta individë i kemi shpallur terroristë elektoralë e si të tillë do trajtohen nga PD, nga i pari tek i fundit”, tha Këlliçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit