Real Madrid ka arritur marrëveshje me Bërnmuthin për transferimin e mbrojtësit spanjollo-holandez Dean Huijsen.
Sipas “Marca”, dokumentet po shkëmbehen dhe pritet vetëm zyrtarizimi. Klauzola e lirimit prej 50 milionë paund do të paguhet në tre këste, ndërsa 10% e fitimeve do t’i kalojnë Juventusit, ish-klubit të 20-vjeçarit.
Huijsen pritet të jetë afrimi i dytë i verës për Realin, pas Trent Alexander-Arnold.