-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryeministri grek mungoi sot në Samitin në Tiranë, ja arsyeja

Kryesoret

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis nuk mori pjesë në samitin e Komunitetit Politik Europian që u zhvillua sot në Tiranë.

Sipas Albanian Post, Mitsotakis është nisur të enjten për në SHBA, ku do të kryesojë një diskutim të hapur të nivelit të lartë në kontekstin e presidencës greke në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Mitsotakis udhëton për në SHBA sepse do të mbajë një fjalim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për shkak të presidencës së Greqisë”, konfirmoi një burim jozyrtar për AP-në.

Sot në Tiranë 47 udhëheqës nga 47 vende evropiane dhe institucione të BE-së hapën Samitin e Gjashtë të Komunitetit Politik Evropian me një mesazh të qartë: unitet, bashkëpunim dhe veprim i përbashkët në një botë në ndryshim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit