Kryeministri Edi Rama po zhvillon një konferencë së bashku me homologen e Danimarkës, Mette Federiksen.
Kryeministrja e Danimarkës nënvizoi se mikëpritja sot në Tiranë ishte shumë e ngrohtë. Ajo u shpreh se Rusia është një kërcënim për Europën.
“Ka qenë një mikëpritje e ngrohtë këtu sot, mendoj që ky forum është i rëndësishëm sepse Euopa po përballet me shumë sfida. Kemi shtete anëtare dhe jo anëtare të BE që u ulën në tryeze. Dshiroj të theksoj që siguria do të jetë çështja jonë kryesore sepse jetojmë në një botë të pasigurt. Rusia është kërcënim i madh, për shkak të sulmeve kibernetik ata po përpiqen të dëmtojnë demokracvinë tonë. Riarmatimi i Europës do të jetë kryesorja.
Ata janë angazhuar për një armëpushim 30 ditor pa kushet dhe nuk kemi parë sinjale, kështu që duhet të nxisim Rusinë me më shumë sanksione, ne jemi një treg i madh, ndaj konkurueshmëria është e rëndësishme dhe e lidh me tranzcionin e gjelbër. Duhet të jemi konkurent dhe klientët në Europë të kenë energji me kosto të ulët.
Në pjesën tonë të Europës, emigracioni ka qenë i pakontrolluar dhe pasojat janë të panumërta”, tha Federiksen.