Kryeministri Edi Rama dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë shkuar në ambientet e Piramidës në Tiranë.
Ata do të nënshkruajnë marrëveshjen e Shqipëri-Francë “Plani i inovacionit të veprimit”.
“Piramida e Tiranës – Për ti dhënë dritën jeshile “Ecole 42”, shkollës prestigjioze franceze të kodimit, e pranishme në 31 shtete, e tashmë edhe në Shqipëri, si një strukturë e dedikuar drejt botës së teknologjisë”, shkruan Rama.