Partia Demokratike po zhvillon pretestën para Ministrisë së Drejtësisë. Kjo protestë ka si synim të denoncojë parregullsitë në procesin zgjedhor. Demokrati Luçiano Boçi u shpreh se zgjedhjet janë blerë dhe vjedhur nga Edi Rama.
“Zgjedhjet janë vjedhur e blerë nga Edi Rama. Është përdorur krimi i organizuar dhe krimi policor. Ka koencidencë thoni ju se ka një Samit, por se Rama po shet shou politik. Ne po dërgojmë një mesazh real se çfarë përfaqëson Edi Rama në të vërtetë. Në atë Samit nuk transmetohet e vërteta, qëllimi kryesor është që zgjedhjet janë vjedhur. Shqipëria nuk ka lirinë e votës, faktet kanë dalë dhe mesazhin duhet ta marrin. Vota devijoi dhe diferenca nuk ka lidhje me elementë politikë. Hajduti është në Samit dhe ne duhet të thoshkemi se ç’problem kemi ne. Ne duhet të zgjidhim problemin që ka Shqipëria me këtë kryeministër, pastaj shikojmë situatën në PD. Të vijojmë luftën me kryebanditin.”, tha Boçi