Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në Tiranë Presidentin e Serbisë, Vuçiç. Këtë të premte, Shqipëria pret Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Europian (KPE) në Tiranë, ku mblidhen 47 krerë shtetesh ose qeverish, së bashku me drejtuesit e institucioneve kryesore europiane dhe ndërkombëtare. Kjo do të jetë hera e parë që KPE mblidhet në Ballkanin Perëndimor, një moment me rëndësi historike si për Shqipërinë, ashtu edhe për të gjithë rajonin.