-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Rutte-Kallas: Topi është në fushën, paqe ose sanksione!

Kryesoret

Samitin e Komunitetit Politik Europian në Tiranë e ka dominuar lufta në Ukrainë. Përfaqësuesja e Lartë për Politika të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas deklaroi se po mendohet për një paketë tjetër për Ukrainën, ndërkohë që vuri theksin për sanksione të reja Rusisë e cila sic tha ajo nuk do paqe.

“Në fakt kemi paketën dhe po mendojmë dhe për paketën tjetër. Kemi sanksionet që kemi vendosur për energjinë për Rusinë dhe një udhërrëfyes që kemi propozuar javën e kaluar.

Bashkë me paketën e sanksioneve. Është tejet e rëndësishme të shkurtojmë financimet Rusisë. Duhet të jemi të bashkuar se shohim qartësisht se Rusia nuk do paqe” tha ajo.

“Putini beri gabim që dërgoi një delegacion të nivelit të ulët në Turqi. Topi është në fushën e tij, ai duhet të luajë, të jetë serioz në gjetjen e paqes, trysnia është mbi të.

Gjë e mirë që Ukraina ka dërguar një delegacion të mirë për të arritur paqe, i lumtur për rolin që ka marrë përsipër SHBA dhe presidenti Trump për arritjen e paqes”, tha Rutte për mediat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit