Shefja e politikës së Jashtme në BE, Kaja Kallas u shpreh nga Tirana se Shqipëria po bën një progres të shkëlqyer të reformave. Ajo e lidhi me procesin e zgjerimit të unionit evropian, duke cilësuar se është diçka qe duhet të ndodhë.
“Mendoj se Shqipëria po bën një progres të shkëlqyer kur vjen fjala për reforma. Ato që janë të nevojshme. E po kështu dhe për ne është… duhet bërë reformat për ligjin, perspektivën, e kështu me radhë, por ka një moment politik që të gjithë duan që procesi i zgjerimit të ndodhë”, tha Kallas.