Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Kir Starmer dhe ai Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, nënshkruan sot në Tiranë një marrëveshje për partneritet strategjik mes dy vendeve.
Starmer dhe Mickosi thanë se kjo marrëveshje do të sjellë një bashkëpunim më të ngushtë, marrëdhënie më të forta dhe mundësi për të thelluar lidhjet dypalëshe.
“Ne kemi një marrëdhënie të fortë mes vendeve tona. Fakti që arritëm këtë marrëveshje është me rëndësi të madhe dhe tregon se do të jemi në gjendje të zgjidhim shumë çështje së bashku. Jam veçanërisht i kënaqur për këtë takim dhe për marrëveshjen që nënshkruam, besoj se kemi shumë punë për të bërë bashkë,” u shpreh Kir Starmer.
Ndërsa Mickoski deklaroi se marrëveshja përfshin investime britanike në vlerë prej 6 miliardë eurosh në vendin e tij, kryesisht në projekte infrastrukturore.