Shqipëria është mikpritëse e Samitit të Komunitetit Politik Evropian. Takimi i gjashtë i Komunitetit Politik Evropian zhvillohet këtë të premte, më 16 maj, në Sheshin Skënderbej në Tiranë.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga vendi i pritjes së delegacioneve nga e gjithë Evropa dhe rajoni: “Shtëpia e Europës” në Sheshin Skënderbej.
“Mirë mëngjes dhe me Shtëpinë e Europës, krijuar me vizatimet e fëmijëve të Shqipërisë, ku sot ka zbritur e gjithë Europa e ku do të mbajë sytë e gjithë bota, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.