Kryeministri Edi Rama e kishte menduar deri në detaje për të kënaqur sa më shumë liderët evropianë që ndodhen në Tiranë për Samitin e 6-të Politik.
Duke përdorur Inteligjencën Artificiale, Rama kishte krijuar nga një version “bebe” të çdo lideri e lideri të kontinentit, duke shprehur në gjuhën amtare të secilit “Mirëseerdhët në Shqipëri”.
Kjo surprizë e Ramës shkaktoi buzëqeshje dhe duartrokitje.