Kandidati më i votuar i Partisë Socialiste në Tiranë, Blendi Gonxhja, ka kritikuar ashpër Partinë Demokratike për angazhimin e saj në zgjedhjet vendore të 11 majit.
Ai theksoi se opozita ishte e paorganizuar dhe me praninë minimale në terren, duke u shprehur se qytetarët nuk gjetën një alternativë të besueshme opozitare.
Gonxhja vuri në dukje se në zonat problematike, si pasojë e tërmetit, nuk pati një drejtim të qartë nga PD. Sipas tij, fragmentarizimi dhe radikalizimi i Partisë Demokratike po e çon këtë forcë drejt margjinalizimit dhe i krijon boshllëk politik Shqipërisë.
Ai kërkoi nga PD që të reflektojë dhe të kuptojë situatën, duke e njohur humbjen dhe duke punuar për të rritur besueshmërinë e saj.