Blendi Gonxhja, kandidati më i votuar i Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, tha se fushata ishte e thellë dhe e strukturuar, ndërsa suksesi i PS-së lidhet ngushtësisht me listën e balancuar të kandidatëve. Ai theksoi rolin e tij në transformimin e qytezave në qark dhe nënvizoi mbështetjen e kryeministrit.
“Kam punuar në ndryshimin e pamjes së shumë qyteteve dhe qytezave në qarkun Tiranë. Nuk do isha thirrur drejtor në entet publike pa thirrjen e kryeministrit Edi Rama. Edhe kreu i qeverisë më ka ndihmuar, por dhe unë kam dhënë shumë për qarkun e Tiranës,” tha Gonxhja.
“Lista e kandidatëve të PS ka qenë e zgjuar, një kombinim mes të rinjve dhe veteranëve. Nuk mendoj që më ka favorizuar fakti që kam qenë ministër,” shtoi ai.