Tensionet kanë shpërthyer gjatë procesit të numërimit të votave nga diaspora në Parkun Olimpik në Tiranë, veçanërisht ato nga Greqia. Gjatë një debati verbal, drejtuesi politik i PS-së për Lezhën, Ulsi Manja, ka pasur një përplasje me dy përfaqësues të PD-së, Gjin Gjonin dhe Belind Këlliçin.
Manja ka reaguar duke i thënë Gjonit: “Harmoninë dhe paqen në Lezhë s’e prish dot ti nga Tirana. Secili në shtëpi të vet. Të kam falur njëherë kur ke shkuar në shtëpinë e Besnik Dervishit.”
Ky incident ka ndodhur në një moment kyç të numërimit të votave, ku tensionet mes përfaqësuesve politikë janë rritur në një atmosferë të ngarkuar gjatë procesit zgjedhor.