Xhonatan Dejvid, sulmuesi kanadez që ka shkëlqyer me Lilen, ka konfirmuar se do të largohet nga klubi francez pas pesë sezoneve të suksesshme. Përmes një postimi në “Instagram”, Dejvid shprehu falënderimet për tifozët, shokët e skuadrës dhe trajnerët, duke theksuar se është ndjerë i lumtur për sukseset që ka arritur, përfshirë titullin kampion të Francës dhe Superkupën.
Tani, Interi është klubi që e ka bërë një propozim konkret për Dejvidin. Përfaqësuesit e zikaltërve po monitorojnë situatën e tij dhe kanë ofruar një rrogë prej 5 milionë eurosh për të, në një marrëveshje pa kosto pasi kontrata e tij me Lilën skadon më 30 qershor.
Me 87 gola në 174 paraqitje me Lilën dhe 26 gola në 50 paraqitje me Gentin më parë, Dejvid ka treguar se është një yll i vërtetë i futbollit europian, dhe tani pritet të marrë një vendim për të ardhmen e tij.