Blendi Gonxhja ka komentuar rezultatin e Partisë Demokratike dhe renditjen në listën e hapur mes dy kandidatëve, Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabakut. Sipas tij, ngjitja e Tabakut lidhet me qasjen e saj më të moderuar dhe gjuhën qytetare që, siç thotë ai, është vlerësuar nga votuesit.
“Tabaku ka treguar qytetari, është një nga zërat më të artikuluar në PD. Ndër demokratët është nga zërat më të moderuar, për këtë arsye ndoshta është ngjitur në renditje. Njerëzit janë lodhur nga agresiviteti. Nuk po jap nota kush e ka pësuar nga kjo, por njerëzit duan njerëz me këmbë në tokë, që nuk fyejnë,” u shpreh Gonxhja.