-sidi education-spot_img
18 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kujtesë e dobët, Biden nuk mban mend as datën e vdekjes së të birit

Kryesoret

Një incizim audio i publikuar së fundmi nga mediat amerikane ka nxjerrë në pah momente shqetësuese nga intervista e Joe Biden me një hetues të Departamentit Amerikan të Drejtësisë, zhvilluar dy vite më parë.

Në regjistrim, Biden dëgjohet teksa hezon të kujtojë vitin kur u largua nga posti i nënpresidentit, si dhe datën e vdekjes së djalit të tij, Beau Biden. Këto detaje kanë ndezur debat të gjerë publik dhe politik.

Shtëpia e Bardhë i ka mohuar kategorikisht pretendimet për probleme të kujtesës, ndërsa republikanët e kanë cilësuar regjistrimin si provë për paaftësinë e presidentit.

Intervista ishte pjesë e hetimit të udhëhequr nga Prokurori Special Robert Hur, lidhur me mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara në ambiente private nga Biden. Edhe pse në raportin e publikuar në shkurt 2024, Hur e përshkroi presidentin si “burrë të moshuar me kujtesë të dobët”, ndaj tij nuk u ngritën akuza penale.

Ndërkohë, një libër i ri investigativ, “Original Sin”, zbulon se gjendja shëndetësore e Biden-it vitin e kaluar ishte aq e rënduar, sa në ambientet e brendshme të Shtëpisë së Bardhë u diskutua mundësia e përdorimit të karrocës me rrota për të.

Sipas autorëve Jake Tapper dhe Alex Thompson, Biden ka pasur momente ku nuk ka njohur figura të njohura si George Clooney, apo ka harruar emrat e këshilltarëve të tij të afërt.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit