-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lapaj: Koalicioni duhej të kishte 6 mandate, sistemi elektoral është i padrejtë

Kryesoret

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” arriti të fitojë vetëm një mandat në Kuvend nga zgjedhjet e 11 majit, megjithatë, sipas liderit të tij, Adriatik Lapaj, ky rezultat është i padrejtë. Ai theksoi se koalicioni kishte marrë afro 63 mijë vota deri tani, dhe se, sipas tij, duhej të kishte fituar të paktën gjashtë mandate.

Lapaj kritikoi ashpër sistemin zgjedhor aktual, duke e quajtur atë të padrejtë. Ai shkroi në një postim në Facebook: “Sistemi elektoral u dëshmua para të gjithëve si i padrejtë. Partia Socialiste nxori 1 mandat me afro 10 mijë vota, ndërsa koalicioni ynë, që ka marrë afro 63 mijë vota, ka fituar vetëm një mandat.”

Ai e krahasoi këtë situatë me situatën e Partisë Socialiste, që sipas Lapajt ka marrë vota për 73 mandate, por sistemi i doli në favor të saj, duke i dhënë 83 mandate. Lapaj theksoi se ky është një dëshmi e qartë e padrejtësisë që kërkon ndryshim.

Po ashtu, ai kërkoi ndryshimin e ligjit elektoral dhe mbështeti modelin e Kosovës, ku përdoret një sistem proporcional kombëtar me lista të hapura. “Koalicioni ynë duhet të kishte të paktën 6 mandate. Duhet ndryshuar ligji elektoral,” shkruan Lapaj.

Lideri i “Shqipëria Bëhet” u shpreh gjithashtu se Lëvizja është e hapur për këdo që beson në vlerat e saj dhe ftoi të gjithë që t’i bashkohen kauzës.

Lëvizja Shqipëria Bëhet u kthye në parti politike më 30 shtator 2024. Për 8 muaj, me gjithë vështirësitë që i dini, i’a dolëm të renditemi forcë e 3-të politike në vend (përballë atyre që kërcënojnë, blejnë dhe vjedhin vota). Faleminderit secilit që na besoi me votë!

Sistemi elektoral u dëshmua para të gjithëve si i padrejtë. PS nxori 1 mandat me afro 10 000 vota, ndërsa koalicioni ynë me afro 63 000 vota (deri tani). PS ka marrë vota sa për 73 mandate, por ligji elektoral i padrejtë ia ka dhënë 83. Koalicioni ynë duhet të kishte të paktën 6 mandate. Duhet ndryshuar ligji elektoral. Shikoni modelin e Kosovës, proporcional kombëtar me lista të hapura.

Lëvizja Shqipëria Bëhet është e hapur për këdo që beson te vlerat dhe dëshiron të na bashkohet. Nuk ka kthim pas!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit