-sidi education-spot_img
16 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Largime të mundshme nga juventus, Vlahoviç dhe Kolo Muani në merkato

Kryesoret

Sfida ndaj Udinezes mund të jetë e fundit në shtëpi për disa emra të njohur të merkatos së ardhshme në Juventus. Dushan Vlahoviç dhe Randal Kolo Muani mund të mos jenë më pjesë e skuadrës sezonin e ardhshëm. Vlahoviç, edhe pse ka një vit kontratë, pritet të largohet, me interesa nga Premier Liga dhe Bundesliga, por paga e tij prej 12 milionë eurosh mbetet pengesë për kalimin në klube të tjera.

Ndërkohë, Kolo Muani ka pasur një rilindje nën drejtimin e Tudorit, por klauzola prej 40-45 milionë euro për blerjen e tij nga PSG konsiderohet e lartë. Juventus mund të negociojë për një çmim më të ulët. Po ashtu, edhe portugezët Fransisko Konseisao dhe Renato Veiga pritet të largohen, pasi nuk kanë justifikuar çmimet e kërkuara për transferimin e tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit