Presidenti francez Emmanuel Macron në fjalën e tij të mbajtur në Forumin Ndërkombëtar ekonomik në Tiranë u shpreh se ka ardhur koha dhe se duhet punuar për një Europë më të sigurt.
Macron vuri rëndësinë edhe te tregu i përbashkët. Ai nënvizoi se është shumë e domosdoshme që të punohet në tri sektorë kritik që sipas tij janë telekom, energjia si edhe financë.
“Faleminderit shumë për mikpritjen, jhm vërtet xheloz që për herë të parë në Europë, ky forum zhvillohet në Shqipëri. Edi përcolli mesazhe të rëndësishme, por nuk dua t’i përsëris. Por dua të them se në Europë është një moment që ka pasiguri dhe për këtë duhet të kemi strategji të qartë. Ideja ime për Europën është që duhet të përfitojmë nga mundësia për të përshpejtuar dhe pasur një strategji konkurrueshmërie duke vendosur investimet si strategji kryesore. Duhet të harmonizojmë rregulloret tona. Janë hedhur disa hapa. Von Der Leyen, kancelari Merz kemi nxjerrë një deklaratë për të thjeshtuar rregulloret. Pjesa tjetër është thellimi i tregut të përbashkët. Pika jonë e fortë është që ka miliona pjesëmarrës dhe nuk trajtohet ashtu nga sipërmarrësit. Tregu i përbashkët po përfiton nga taksat që i vendosim vetes. Ne duhet ta trajtojmë tregun e përbashkët në telekom energji dhe financë, tri sektorë kritik. Pasi duhet të kemi më shumë kapacitete që të investojmë. Po ashtu duhet të kemi edhe përparësi të ndryshme. Përveç faktit që nënshfrytëzojmë tregun e përbashkët ne përdorim më pak burimet e tjera”, tha Macron.