Presidenti i Francës, Emmanuel Macron u pyet në lidhje me Kosovën dhe dialogun me Beogradin. Macron u shpreh se duhet që të fillojnë sa më parë dialogun me Prishtinën dhe Beigradin në mënyrë që të bëhet një avancim.
Ai nënvizoi se do të jenë krah partnerëve që gjërat të avancojnë në Kosovë.
“Udhërrëfyesi është shumë i qartë. BE është legjitime të kërkojë të ketë avancime konkrete, kemi kaluar shumë kohë me dialog. Ekzigjenca nuk është humbje besueshmërie. Uroj të rifillojmë dialogun me Prishtinën dhe Beogradin që të bëjmë avancim, është e rëndësishme për të gjithë rajonin. Kemi vullnet dhe besim për qëllimin e avancimit. Duhet ta bëjmë këtë udhë për Euroën. Nuk është ide e mirë kur mundohemi të përcajmë linjat. Do ecim me forcë krahas partnerëve që gjërat të avancojnë në Kosovë”, tha Macron.









