-sidi education-spot_img
16.4 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Milan kthehet në Romë për të mbajtur gjallë ëndrrën europiane

Kryesoret

Pas zhgënjimit të madh në finalen e Kupës së Italisë ndaj Bolonjës, Milani rikthehet sërish në Romë këtë fundjavë, ku do të përballet me ekipin verdhekuq në kuadër të kampionatit. Kuqezinjtë nuk kanë më hapësirë për gabime: vetëm një fitore do t’i mbante në garë për një vend në Europë sezonin e ardhshëm.

Por përballja në “Olimpico” do të jetë edhe më sfiduese për skuadrën e Konseisaos, pasi do të mungojë një nga lojtarët më të rëndësishëm të saj. Mbrojtësi i majtë, Theo Hernandez, nuk do të jetë në dispozicion për këtë ndeshje për shkak të një dëmtimi të pësuar në kofshë, raporton “Sky Sport”. Ai nuk ka mundur të rikuperohet në kohë dhe do të mungojë në këtë sfidë vendimtare.

Kjo mungesë është një goditje e rëndë për Milanin, që kërkon me ngulm të paktën një vend në Ligën e Konferencës, ndërkohë që vetëm një kombinim shumë favorizues rezultatesh me skuadrat rivale mund ta çojë ekipin kuqezi në Ligën e Europës.

Sfida ndaj Romës pritet të jetë e ashpër dhe vendimtare për fatet e sezonit, me tifozët që shpresojnë në një reagim të fortë pas zhgënjimit të fundit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit