-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD fiton mandatin e katërt, por me shtrëngime duarsh dhe batuta miqësore

Kryesoret

Pas përfundimit të numërimit të votave të diasporës, rezultati përfundimtar në qarkun e Lezhës ka vulosur një fitore të rëndësishme për Partinë Demokratike, e cila arriti të ruajë mandatin e katërt. PD doli përpara me një diferencë të ngushtë prej vetëm 70 votash ndaj Partisë Socialiste, duke e bërë këtë garë një nga më të ngushtat dhe më të ndjekurat në këto zgjedhje.

Procesi u mbyll në një atmosferë të qetë, pa incidente, ndërsa të dyja palët treguan maturi dhe respekt ndaj verdiktit të kutive të votimit. Kandidati Kadeli përshëndeti publikisht fitoren e Gjin Gjonit, duke e cilësuar garën si të ndershme dhe në përputhje me standardet demokratike.

Momente simbolike të “fair play”-t politik u regjistruan në fund të procesit, ku përfaqësuesit e të dyja kampeve politike shkëmbyen batuta dhe shtrëngime duarsh. Ulsi Manja u pa duke përgëzuar Kastriot Pirolin për mandatin e tij të katërt në këtë qark, ndërsa edhe Gjin Gjoni i dha dorën kryetarit të KQZ-së, Ilirjan Celibashi  një gjest që u interpretua si sinjal i vullnetit për normalitet dhe dialog politik.

Ky rezultat në Lezhë jo vetëm që konsolidon pozitat e PD-së në këtë qark, por gjithashtu përçoi një mesazh pozitiv për klimën e bashkëjetesës politike në vend, në një moment kur tensionet zakonisht janë të pranishme pas zgjedhjeve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit