Një nga lajmet më të bujshëm të ditës së djeshme ishte lënia jashtë nga skuadra e Rei Manajt për ndeshjen delikate ndaj Samsunspor, një takim që mund të ketë ndikim të madh për fatin e sezonit të Sivaspor në luftën për mbijetesë.
Mediat turke raportuan se ky vendim erdhi nga bordi i drejtuesve të klubit, të cilët ishin të pakënaqur me paraqitjet e fundit të sulmuesit shqiptar. Manaj ka marrë kritika edhe nga trajneri për shkak të inaktivitetit të tij në fushë, dhe ky vendim duket se është një hapi i rëndësishëm për të ardhmen e tij në klub. Në të kaluarën, Manaj ka pasur disa përplasje me drejtuesit e klubit, çka ka shtuar dyshimet mbi vazhdimësinë e tij te Sivaspor.
Megjithatë, klubi i Sivaspor doli me një deklaratë të papritur, duke theksuar se mungesa e Manajt në ndeshje kishte lidhje me probleme shëndetësore. Në një njoftim zyrtar, ata shpjeguan: “Rei Manaj, i cili ka vuajtur nga dhimbje në ijë prej kohësh, si dhe Gjorgje Nikoliç, Jan Bieganski dhe Noah Sonko Sundberg, të cilët janë ende të lënduar, dhe Tolga Cigerçi, i cili është i pezulluar me kartonë të verdhë, nuk janë përfshirë në ekip.”
Kjo deklaratë ka ngritur dyshime, pasi gjatë javëve të fundit nuk ka pasur ndonjë informacion për një dëmtim të Manajt, i cili ka qenë një lojtar kyç për Sivaspor në dy sezonet e fundit. Mungesa e tij në një ndeshje kaq të rëndësishme ngjan më shumë me një justifikim për një situatë më të komplikuar.