-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sër Xhim Retklif pëson rënie të pasurisë dhe sfida të reja për Mançester Junajtid

Kryesoret

Sër Xhim Retklif bashkëpronari i Mançester Junajtidit ka humbur 6.5 miliardë paund këtë vit, duke e ulur pasurinë e tij neto në 17 miliardë paund. Pasuria e tij ishte 23.5 miliardë paund vitin e kaluar, dhe ai ishte renditur i katërti në listën e të pasurve të “Sunday Times”.

Retklif aktualisht është i shtati në renditje, ndërsa Mançester Junajtid po kalon një sezon të dobët në Premier Ligë. Nëse skuadra nuk fiton Ligën e Europës, mund të humbasë rreth 100 milionë paund të ardhura. Gjithashtu, stadiumi i ri i klubit, që pritet të kushtojë mbi 2 miliardë paund, mund të ndikojë edhe më shumë në pasurinë e tij. Retklif është gjithashtu kryetar i grupit “INEOS” dhe ka investuar në disa sporte, përfshirë çiklizmin dhe Formula 1.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit