Kryeministri Edi Rama këtë të premte ndodhet në Durrës në kuadër të projektit për transformimin e bashkive.
I pranishëm në këtë takim është edhe ambasadori i BE-së në vend, Silvio Gonzato, duke thjënë se ky program është i prekshëm dhe sjell përfitime në nivel vendor.
“Më duket si deja vu se ishim në Durrës edhe javën e shkuar, ku u çel Muzeu Arkeologjik. Javën e shkuar u thashë se ai ishte një ndër programet e preferuara, ndërsa sot u them se edhe ky projekt për bashkitë më pëlqen, sepse i vendos qytetarët në qendër të rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE-së. Rrugëtimi europian duhet të përjetohet në çdo bashki. Qeveria vendore të jetë aktor aktiv”.









