-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpendi humb penalltinë vendimtare, Çezena nuk arrin ngjitjen në Serinë A

Kryesoret

Kristian Shpendi ka humbur një mundësi të artë për të çuar Çezenën në Serinë A, pasi shpërdoroi një penallti vendimtare në ndeshjen e play-off-it ndaj Katanxaros.

Sulmuesi shqiptar, i cili kishte qenë protagonist i skuadrës gjatë sezonit, pati mundësinë të jepte avantazhin në fillim të pjesës së dytë, por gjuajtja e tij nga pika e bardhë u neutralizua nga portieri kundërshtar.

Kjo penallti e humbur u pasua nga një gol i Katanxaros, duke i dhënë avantazhin vendasve. Pas këtij gabimi, Shpendi u nxor nga fusha dhe Çezena nuk mundi të reagonte më, duke humbur mundësinë për të kaluar në Serinë A.

Ndërkohë, Katanxaro vazhdoi garën për ngjitje, ndërsa Shpendi u ngushëllua nga shokët e skuadrës dhe tifozët e Çezenës, për të cilët ka qenë një idhull në dy sezonet e fundit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit