-sidi education-spot_img
14.9 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sot Samiti Ekonomik Ndërkombëtar në Tiranë, i pranishëm Macron, dhëndri i Trump dhe ish-kryeministri italian

Kryesoret

Ditën e sotme në Tiranë do të mbahet Samiti i Komunitetit Ekonomik Ndërkombëtar “Future Investment Inivative Europe”.

Ky samit do të mbahet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Në këtë samit përveç presidentit të Francës, Emmanuel Macron do të jetë ish-kryeministri italian Matteo Renzi, si edhe dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner dhe themelues & CEO, Affinity Partners.

Sipas axhendës së zbardhur, Kushner do të mbajë fjalën në orën 10:05, ku do të diskutohet për investimet si një urë lidhëse mes tregjeve dhe zhvillimin e tyre.

Më pas do të jetë edhe kryeministri Rama që do të mbajë fjalimin e tij, gjithashtu edhe  Macron.

Në këtë edicion special të samitit do të diskutohen 8 fusha kyçe: Fragmentimi dhe gjeoekonomia, siguria dhe pavarësia energjetike, inteligjenca artificiale dhe robotika, kujdesi shëndetësor, industria e prodhimi, tregtia, turizmi dhe inovacioni në sipërmarrje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit