Pas Lamine Yamal, Barcelona po rrit një tjetër yll në akademinë La Masia.
Fode Diallo, sulmues 13-vjeçar me prejardhje nga Guinea, ka shënuar thuajse 100 gola me të rinjtë “blaugrana” dhe po çudit të gjithë me instinktin e tij vdekjeprurës para portës.
Me një kuptim të jashtëzakonshëm të hapësirës dhe lojës, Diallo është një finalizues i lindur që po e ndjekin nga afër edhe vetë drejtuesit e klubit. Barcelona duket se e ka gjetur golashënuesin e së ardhmes!