-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dalin detaje të tjera nga takimi i Vance dhe Zelenskyt

Kryesoret

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pati një takim të shkurtër, rreth 30 minuta, në Romë me zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara, J.D. Vance, pas pjesëmarrjes së tij në përurimin e Papa Leos XIV në Vatikan. Sipas një burimi nga zyra e presidencës ukrainase, biseda u vlerësua si “pozitive.”

Gjatë takimit, Zelensky dhe Vance trajtuan disa çështje të rëndësishme, duke përfshirë telefonatën e ardhshme mes Donald Trump dhe Vladimir Putin, situatën në vijën e frontit, mundësinë e vendosjes së sanksioneve të reja ndaj Rusisë dhe përpjekjet për të arritur një armëpushim.

“Presioni është i nevojshëm mbi Rusinë për të ndaluar luftën”, theksoi Zelensky.

“Gjithashtu, folëm për hapat tanë të përbashkët për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, shtoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit