Garë e fortë në Tiranë mes dy partive. Votat e Diasporës janë drejt fundit, po ashtu edhe ankthi i kandidatëve. Deri tani janë numëruar 6896 / 42402 zarfe total për qarkun e Tiranës.
Në Partinë Socialiste, po zhvillohet një konkurrencë e fortë mes Blerina Gjylametit dhe Olta Xhaçkës, të cilat synojnë sigurimin e mandatit përmes votave preferenciale. Aktualisht Xhaçka është dy vota para Gjylametit.
Një garë tjetër e fortë është mes Xhemal Qefalisë dhe Ornaldo Rakipit, që ndodhen pranë në numër votash.
Në Partinë Demokratike, Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti po përballen po ashtu me njëri-tjetrin, por doktori duket se po e humbet betejën.