Tedi Cara është transferimi më i goditur i sezonit për skuadrën e Oleksandrisë në Ukrainë. Ish-kapiteni i Partizanit ka shënuar dy gola të rëndësishëm në ndeshjen e tij të 12-të në kampionat, duke kontribuar në ëndrrën e skuadrës për të fituar titullin kampion.
Cara shënoi fillimisht në minutën e 4-t dhe më pas shtoi edhe një tjetër në minutën e 21-të. Sulmuesi shqiptar, i cili ka pasur një start fantastik në kampionat, tani ka arritur kuotën e 6 golave dhe 3 asisteve pas 12 ndeshjesh.
Konkurrenca për titull është e ashpër, me Dinamo Kiev që gjithashtu po lufton për të siguruar kurorën kampionale. Megjithatë, Cara vazhdon të jetë një lider për Oleksandrinë dhe është cilësuar lojtari i muajit nga tifozët që prej muajit mars.
Me performancën e tij të shkëlqyer, 25-vjeçari po e çon ekipin drejt një sezoni të jashtëzakonshëm, ndërkohë që shpresat për titullin janë ende të gjalla.