Pas përfundimit të numërimit të votave për subjektet politike, procesi ka kaluar në numërimin e votave preferenciale, përfshirë ato të diasporës. Edhe pse ende ka shumë vota për t’u numëruar, deri tani, Erion Braçe është kandidati më i votuar nga emigrantët shqiptarë për Partinë Socialiste, me 1207 vota, duke pasuar nga Blendi Gonxhaj me 903 vota.
Një tjetër rezultat interesant ka ardhur nga Pandeli Majko, i cili pas një performance jo të mirë në Shqipëri dhe tërheqjes nga politika, ka arritur të pozicionohet i treti në listën e PS-së për emigrantët me 874 vota preferenciale. Pas tij renditen Ervin Hoxha, Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi.
Në Partinë Demokratike, Ilir Alimehmeti është më i votuari nga diaspora me 774 vota, duke pasuar nga Jorida Tabaku me 651 vota. Megjithatë, duke pasur parasysh diferencat e mëdha me votat brenda vendit, duket e vështirë për Alimehtin të përmbysë renditjen dhe të sigurojë një mandat në Kuvend.
/5pyetjet.al