Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë mëngjes në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Fushë-Krujë, ku një i paraburgosur është gjetur i vetëvarur. Viktima është identifikuar si Qani Hamit Muça, 58 vjeç, i arrestuar për “vrasje të funksionarëve publikë në tentativë” dhe “mbajtje pa leje të armëve”.
Ngjarja ndodhi rreth orës 03:34 të mëngjesit në sektorin 2, kati i dytë, në një dhomë ku Muça qëndronte me pesë të paraburgosur të tjerë. Trupi i tij u gjet nga një prej të paraburgosurve, pasi Muça kishte qëndruar më gjatë se zakonisht në tualet. Ai u gjet i vetëvarur në grilën e dritares.
Menjëherë u njoftuan autoritetet përkatëse dhe grupet hetimore kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Drejtoria e Burgjeve shprehu ngushëllimet për familjarët e të ndjerit dhe theksoi se po vazhdojnë hetimet për të sqaruar shkaqet e tragjedisë.
/5pyetjet.al