Shqipëria vijon të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta për periudhën.
Gjatë orëve të pasdites priten vranësira të lehta dhe kalimtare në të gjithë territorin, më të theksuara në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër, ku nuk përjashtohen momente të shkurtra me pika të izoluara shiu.
Kushtet e motit do të mbeten të qëndrueshme edhe gjatë natës, duke garantuar qetësi atmosferike.
Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje të lehtë, me minimumin që do të zbresë deri në 8°C në Pukë dhe maksimumin që do të arrijë deri në 29°C në qytetin bregdetar të Sarandës.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi juglindor, me shpejtësi deri në 38 km/h. Si pasojë, në brigjet e deteve Adriatik dhe Jon do të regjistrohet dallgëzim mbi 2 ballë.
/5pyetjet.al