-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gripi i shpendëve, Brazili e ka të ndaluar të eksportojë mish në BE

Kryesoret

Brazili, eksportuesi më i madh i shpendëve në botë e ka të ndaluar që të dërgojë produket shpendësh dhe mishi në Bashkimin Evropian. Komisioni Evropian tha të hënën se Brazili e ka të ndaluar për shkak të shpërthimit të gripit të shpendëve.

Ndërsa të premten, Brazili konfirmoi shpërthimin e gripit në një fermë shpendësh.

“Kushtet e importit në BE kërkojnë që vendi eksportues [Brazili] të mos jetë i prekur nga Gripi i Shpendëve me Patogjenitet të Lartë (HPAI)”, tha një zëdhënës i Komisionit Evropian.

“Autoritetet braziliane nuk mund të nënshkruajnë më certifikata të shëndetit të kafshëve për eksport në BE dhe këto certifikata nuk mund të lëshohen më. Asnjë produkt mishi apo shpendësh nuk mund të eksportohet në BE nga asnjë pjesë e territorit brazilian”, tha zëdhënësi.

Ministri i Bujqëzisë i Brazilit, Carlos Favaro tha se kjo është ndaluar për një afat 60-dito, ndërsa Komisioni akoma nuk ka dhënë afat kohor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit