Ajola Xoxa bashkëshortja e Erion Veliaj, ka mbërritur në SPAK rreth orës 11:00 për t’u paraqitur në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.
Ajo është nën hetim për disa akuza, përfshirë fshehjen e të ardhurave dhe korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë.
Po ashtu, ajo akuzohet për pastrimin e parave të paligjshme dhe mosdeklarimin e pasurive.
Xoxa u paraqit për herë të parë në SPAK më 5 maj, ku iu komunikua një akuzë e re lidhur me veprimet e saj financiare.