-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kriza humanitare në Gaza, rreziku kolapsi i sistemit shëndetësor

Kryesoret

Rripi i Gazës është duke kaluar një krizë të thellë humanitare, ndërsa Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ka paralajmëruar për një rrezik të madh të urisë masive. Sipas tij, dy milionë njerëz po vuajnë nga uria, ndërkohë që kufizimet e ndihmës humanitare janë duke përkeqësuar situatën.

“Rreziku i urisë në Gaza po përkeqësohet për shkak të ndalimit të qëllimshëm të ndihmës humanitare, përfshirë ushqimet, si pjesë e një bllokade që vazhdon ende,” tha Ghebreyesus gjatë hapjes së Asamblesë Vjetore të Shteteve Anëtare të OBSH-së në Gjenevë.

Ai theksoi se “dy milionë njerëz po vuajnë nga uria, ndërkohë që tonelata ushqimesh qëndrojnë të bllokuara vetëm disa minuta larg, në kufi.”

Pas presionit të madh ndërkombëtar, Izraeli njoftoi se do të lejojë rifillimin e kufizuar të ndihmës humanitare. Sidoqoftë, operacionet tokësore në shkallë të gjerë vazhdojnë në Gaza. Vendimi për të lejuar hyrjen e ndihmës, pas më shumë se dy muajsh bllokade, u cilësua nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu si një “hap i vështirë, por i domosdoshëm.”

Ghebreyesus theksoi se përshkallëzimi i dhunës, reduktimi i hapësirës humanitare dhe bllokimi i ndihmës kanë çuar sistemin shëndetësor të Gazës në kolaps. “Njerëzit po vdesin nga sëmundje që mund të parandalohen, ndërkohë që ilaçet qëndrojnë të bllokuara në kufi. Sulmet ndaj spitaleve po i privojnë njerëzit nga kujdesi shëndetësor dhe i trembin të kërkojnë ndihmë,” shtoi ai.

Ai gjithashtu bëri thirrje për evakuimin e mijëra pacientëve që kanë nevojë për trajtim mjekësor, duke kërkuar që shtetet anëtare të pranojnë më shumë të sëmurë për trajtim. Ghebreyesus i kërkoi Izraelit që të lejojë evakuimin e pacientëve dhe futjen e ushqimeve dhe barnave në territorin e Gazës.

Organizatave ndërkombëtare dhe Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar prej javësh për mungesat kritike të ushqimeve, ilaçeve dhe furnizimeve thelbësore në këtë zonë të bllokuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit