Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka zhvilluar një takim me zv.ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Mia Marzouk dhe me Shefin e Projekteve në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Simon Charters.
Në takim ata kanë biseduar për zhvillimin e bashkëpunimit në funksion të modernizimit të Policisë së Shtetit dhe përmirësimit të performancës në sektorin e sigurisë publike, përmes rritjes së integritetit, profesionalizmit dhe efektivitetit në luftën kundër krimit.
Gjithashtu palët mirëpresin edhe bashkëpunimin me Bashkimin Evropian për reformën policore, si dhe vijimin e projektit të Policisë Shkencore.