Shirat e dendura në provincën e Papuas Perëndimore të Indonezisë shkaktuan një rrëshqitje të dheut që goditi një minierë të vogël ari të shfrytëzuar nga banorët e maleve Arfak. Si pasojë, gjashtë punëtorë humbën jetën dhe katër të tjerë mbetën të plagosur.
Kërkimet për 14 të zhdukurit u pezulluan përkohësisht për shkak të kushteve të këqija atmosferike. Autoritetet njoftuan se kërkimet do të rinisen të martën pas fatkeqësisë, që goditi edhe shtëpitë e përkohshme të minatorëve.
Sipas Yefri Sabaruddin, kreu i ekipit të shpëtimit, përpjekjet e kërkimit u vështirësuan nga rrugët e dëmtuara malore dhe moti i keq. Ekipi, që përfshinte 40 shpëtimtarë, ka mundur të nxjerrë pesë trupa deri tani. Udhëtimi për në vendngjarje ka kërkuar 12 orë.
Numri i viktimave mund të rritet pasi kërkimet vazhdojnë. Minierat e paligjshme janë një shkak i zakonshëm për aksidente në Indonezi, ku burimet minerale shpesh gjenden në zona të izoluara dhe të vështira për t’u mbikëqyrur.
Ndodhi e ngjashme ndodhi në shtator të vitit të kaluar, kur një shembje miniere në provincën e Sumatrës Perëndimore mori jetën e 15 personave. Po ashtu, një rrëshqitje dheu në ishullin Sulawesi në korrik të vitit të kaluar shkaktoi 23 viktima.