Diplomacia ndërkombëtare hyn në një fazë të rëndësishme sot, pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka planifikuar një telefonatë me presidentin rus Vladimir Putin për të diskutuar për mundësinë e një armëpushimi në Ukrainë.
“Do të flas me presidentin Putin në orën 10:00 të mëngjesit. Tema kryesore do të jetë ndalimi i dhunës që po shkakton viktima të shumta dhe diskutimi për mundësinë e një armëpushimi. Pas kësaj, do të bisedoj me presidentin Zelensky dhe disa anëtarë të NATO-s,” tha Trump në rrjetin e tij social Truth Social.
Ai shtoi se shpreson që të arrihet një ditë produktive dhe të bëhet e mundur përfundimi i luftës. Më herët, Trump pati një bisedë me liderët e tjerë të vendeve të Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe, ku u diskutua nevoja për një armëpushim pa kushte dhe angazhimi i presidentit Putin në bisedimet për paqe.
Këto biseda vijnë pas një periudhe të tensionuar, me Rusia që ka realizuar sulme të forta ndaj Ukrainës dhe dështimin e bisedimeve të mëparshme për armëpushim.