Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ka theksuar se kjo javë është e rëndësishme për krijimin e kushteve që do të çojnë në përfundimin e agresionit rus ndaj Ukrainës.
Gjatë një takimi të zhvilluar në Romë me kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe zëvendëspresidentin amerikan J.D. Vance, ajo diskutoi mbi situatën aktuale në Ukrainë.
Von der Leyen theksoi angazhimin e përbashkët për një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë.
Ajo gjithashtu shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe angazhimin e partnerëve në këtë kauzë.